Ballina Bota Shpërthen McCain : Putin më i rrezikshëm se ISIS

Shpërthen McCain : Putin më i rrezikshëm se ISIS

Gjatë një vizite në Australi, senatori amerikan, John McCain ka akuzuar rëndë shefin e Kremlinit, të pritur një ditë më parë në pallatin e Versajës nga kreu i Elizesë, Emanuel Macron.

“Vladimir Putin tentoi të shkatërronte themelin e demokracisë me përpjekjet e saj për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Mendoj se ai është kërcënimi kryesor dhe më i rëndësishëm, edhe më shumë se ISIS-i. Mendoj se Shteti Islamik mund të bëjë gjëra të tmerrshme dhe më shqetëson shumë ajo që po ndodh me fenë islame. Por janë rusët ata që po përpiqen të shkatërrojnë themelet e demokracisë, sepse i tillë është ndryshimi i rezultatit të zgjedhjeve amerikane”, deklaroi McCain.

Komentet e tij u bënë në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përballet me hetimet nëse kishte lidhje me Rusinë, përfshirë edhe raportimet se Jared Kushner, dhëndri i presidentit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, u përpoq të krijonte kanale të fshehta komunikimi me zyrtarët rusë në javët që paraprinë marrjen e pushtetit nga  Trump.

“E di se disa zyrtarë të administratës po thonë se kjo është procedurë standarde. Por mua nuk më duket aspak e tillë, sidomos kur ndodh përpara përurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara nga dikush që nuk është në pozitë”, tha McCain.