Ballina Bota Shqiptarët në Kanada festojnë 105 vjetorin e Pavarësisë. Merita Halili këndon himnin...

Shqiptarët në Kanada festojnë 105 vjetorin e Pavarësisë. Merita Halili këndon himnin përpara Parlamentit kanadez

Të shumtë ishin bashkatdhetarët shqiptarë të pranishëm sot përpara Parlamentit të Ontarios për të festuar, në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar.

Prej gati 10 vitesh Ambasada Shqiptare në Kanada vë në qëndër të vëmendjes ditët e rëndësishme të popullit tonë dhe na kujton se po e përfaqësojnë më së miri imazhin e Shqipërisë. 

Në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, kësaj here përpara Parlamentit të Ontarios valëvitet flamuri ynë kombëtar, i shoqëruar nga zëri i mrekullueshëm i këngëtares sonë te famshme Merita Halili.

Në 105 vjetorin e shtetit shqiptar Merita Halili ftohet të këndojë himnin “acapella” përballë bashkatdhetarëve shqiptarë, ku nuk munguan të bëheshin pjesë figura të njohura personalitetesh.

flamuri

Disa dhjetra bashkatdhetarë sfiduan sot të ftohtin e nëntorit kanadez për të qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar përpara Parlamentit të Ontarios. Po bëhen gati 10 vjet që kur kjo traditë e bukur u kthye në një tubim të përvitshëm i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze. Siç shihet edhe në video, e ftuar të këndojë hymnin "acapella" ishte këngëtarja Merita Halili. Gëzuar 105 vjetorin të nderuar miq dhe teleshikues të emisionit tonë.

Posted by PASQYRA SHQIPTARE TV on 26.11.2017

Kujtojmë se në ceremoninë e zhvilluar para disa ditësh në një nga sallat e Parlamentit të Ontarios me rastin e “Albanian Heritage Month”, nismëtarja Ruki Kondaj me mbështetje të deputetëve Laura Albanese dhe Shafiq Qaadrisolli, solli mjaft emocione.

Aty ishin të ftuar Inva Mula, Kristian Prenga, artistët e shquar shqiptaro-kanadezë si Jani Papadhimitri dhe Rudin Lengo. Mos të harrojmë dhe një mbështetëse të fortë të komunitetit të shqiptarëve atje, aktoren dhe këngëtaren kanadeze Ana Golja.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

“Gjyqi shndërrohet në ring”, dy shqiptarët ‘rebelohen’ ndaj trupit gjykues

Gruas shkodrane i ikën “tepeleku i kokës”, i prish ballkonin komshiut për të futur…

FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve

Kryemadhi vijon me sulmet: Rama po u bën shqiptarëve, atë që nuk ua bënë otomanët për 500 vite

Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që mund të preken

FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda shqiptare në Itali (Emrat)

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Politikanët e korruptuar janë të tmerruar, shumë shpejt do vulosin fundin e tyre

Publikohen fotot e projektit, ja si do të duket Aeroporti i Vlorës

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

Rrëzohet nga dritarja e shkollës, adoleshentja dërgohet me urgjencë në spital

Artikulli paraprakModelja italiane “trondit” rrjetet sociale, më joshëse se kurrë
Artikulli tjetërBeyonce dhe Adele, femrat super të pasura. Ja sa fitojnë ato në vit nga muzika