Ballina Bota Shuhet legjenda e kinematografisë botërore “James Bond”

Shuhet legjenda e kinematografisë botërore “James Bond”

SHPËRNDAJE

Aktori Sir Roger Moore, i njohur për rolin kryesor në filmin e famshëm “James Bond”, ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare, njofton familja e tij.

Moore i kishte vizituar fëmijët kosovarë në kampet e refugjatëve në Maqedoni në vitin 1999.

Ai ka vdekur në Zvicër pas një beteje të shkurtër me kancerin, njofton familja e tij.

“Me zemër të thyer duhet ta japim lajmin e tmerrshëm se babai ynë, Sir Roger Moore, vdiq sot. Jemi të shkatërruar”, ka shkruar në Twitter familja e tij.

I asistuar nga punëtorët e UNICEF-it, Moore u ka shpërndarë lodra fëmijëve kosovarë që ishin refugjatë në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në vitin 1999.

Ai në atë kohë ishte ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it.

Comments

comments