Ballina Bota Shuhet personi nga i cili mori emrin edhe loja “Super Mario”

Shuhet personi nga i cili mori emrin edhe loja “Super Mario”

Mario Segale, burri sipas të cilit mori emrin edhe heroi i lojës “Super Mario”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Ai ishte një italo-amerikan dhe veprimtaria e tij ishte e suksesshme në fushën e pronave në Uashington. Rreth vitit 1980, Segale dha me qira një depo për kompaninë japoneze “Nintendo”në Amerikës, që vendosi ta quajë yllin e lojës së saj me të njëjtin emer si ai.

“Super Mario” është përmendur shpesh si ekskluziviteti më i suksesshëm i video-lojrave të të gjitha kohërave.

Aventura e fundit e hidraulikut, Super Mario Odyssey, është aktualisht loja më e shitur në “Nintendo Switch” dhe ka shitur më shumë se 12 milionë kopje.