Ballina Bota Skandalet e fundit seksuale, habit Berlusconi: Mua më joshin vetë femrat, s’kam...

Skandalet e fundit seksuale, habit Berlusconi: Mua më joshin vetë femrat, s’kam nevojë…

Kanë bërë mjaft bujë në të gjithë botën skandalet seksuale të denoncuara së fundmi, ku nga më të famshmit, ishte rasti i regjizorit të njohur të Hollywood, Harvey Weinstein.

I pyetur në lidhje me skandalet seksuale, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka befasuar me përgjigjen e tij.

Nëse përgjithësisht ndodh që janë meshkujt ata që joshin femrat, me Berlusconin është ndryshe.

Ai shprehet se ka qenë gjithmonë ai që ndiqej nga femrat, dhe jo t’i shkonte vetë nga pas.

LEXO EDHE:  Shfryhet Berlusconi: " Montella? Ai bën gjithcka gabim. Shiriti Bonucci-t një gabim"

Por pavarësisht gjithckaje, Berlusconi duket se fajëson femrat, duke thënë se janë ato që provokojnë dhe joshin.

“Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato. Nuk kam shumë eksperienca në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”, shprehet ish-kryeministri italian.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook