Ballina Bota Stambolli përmbytet nga reshjet, bllokohen rrugët dhe mbyllen aeroportet në kryeqytetin turk

Stambolli përmbytet nga reshjet, bllokohen rrugët dhe mbyllen aeroportet në kryeqytetin turk

Dita e djeshme ka rezultuar problematike në Stamboll ku kryeqyteti turk nuk u freskua thjesht pak prej vapës por u mbulua nga uji dhe reshjet që përmbytën çdo rrugë të kalueshme.

Era e fortë dhe furia e ujit ka rrëmbyer makinat, ka shpërthyer një vinç dhe mbylli aeroportin duke anulluar gjithë fluturimet madje u mbyll për shkaqe sigurie edhe tuneli Euroazia që lidh anën aziatike me atë evropiane të Stambollit, pati bllokim trafiku në shumë pjesë të qytetit gjithashtu. Mësohet se edhe më herët gjatë këtyre javëve të fundit ka pasur përmbytje dhe pezullim të trafikut publik në Stamboll.