Ballina Bota Studimi/ Jemi në shekullin e 21 por do habiteni se çfarë i...

Studimi/ Jemi në shekullin e 21 por do habiteni se çfarë i frikëson grekët

Një studim i kryer nga Shoqata për Dhimbje Koke dhe Pacientët e Migrenës ka gjetur se shumica e grekëve ende besojnë se i ashtuquajturi “sy i keq” (“mati”) është përgjegjësi për dhimbjet e kokës.

Gazeta greke Ekathimerini shkruan sot se një studim, u krye në një mostër prej 10,000 njerëzish për të vlerësuar ndërgjegjësimin e publikut për shkaqet e dhimbjes së kokës. Të dhënat e studimit janë shokuese.

60 përqind e të anketuarve i lidhin dhimbjet e tyre të kokës me “syrin e keq”!

“Ekziston një përhapje e teorive të gabuara në lidhje me dhimbjen e kokës dhe shërimin e tyre”, tha Dr Dimos Mitsikostas, një profesor i asociuar i neurologjisë në Universitetin e Athinës, kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga Dita Botërore e Migrenës më 12 shtator. “Është e rëndësishme të hiqen disa mite të përhapura dhe për të thyer disa tabu, si frika e vizitës te një neurolog. ”

“Dhimbjet e kokës nënverësohen nga shefi, partneri romantik dhe shpesh edhe nga mjeku”, tha Mitsikostas, duke shpjeguar se si pacientët që vuajnë nga dhimbje koke dhe migrenë shpesh keqkuptohen. “Shumica e njerëzve i lidhin dhimbjet e kokës me një faktor psikologjik kur ato, në fakt, shkaktojnë një çrregullim biologjik të trurit”.

Eksperti vëren se ndërkohë që ndjeshmëria ndaj migrenave dhe dhimbjeve të kokës mund të jetë gjenetike, ekzistojnë një sërë faktorësh që mund t’i sjellin ato, nga konsumimi i disa ushqimeve dhe alkoolit, tek kushtet e motit dhe madje edhe një ndryshim në rutinë.
Ai gjithashtu vë në dukje se gratë priren të jenë më të ndjeshëm se burrat.

“Ne kemi gjetur se dy të pestat e grave kanë një predispozitë gjenetike, ndërsa 8.2 përqind e popullsisë vuan nga dhimbjet e kokës dhe migrena,” tha Mitsikostas.

LEXO EDHE:  Elbasani blindohet nga policët me rastin e Ditës së Verës