Ballina Bota Stuhia vdekjeprurëse “Friedericke” përsëritet nëpër Europë

Stuhia vdekjeprurëse “Friedericke” përsëritet nëpër Europë

Një stuhi vdekjeprurëse ka prekur pjesë të Evropës, duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke shkaktuar kaos në transport.

Tre persona humbën jetën për shkak të rënies së pemëve dhe objekteve të tjera në Holandë, ndërsa një tjetër në Gjermani. Një tjetër gjerman u vra për shkak se automjeti me të cilin udhëtonte u përmbys.

I përballur me erëra të fuqishme mbi 140km/h, operatori gjerman i trenave Deutsche Bahn anuloi të gjitha udhëtimet me distancë të largët gjatë ditës së enjte. Shumë shërbime rajonale patën të njëjtin fat.

Udhëtimet në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një ndër më të frekuentuarit në Europë, u pezulluan përkohësisht. Më shumë se 300 fluturime u anuluan dhe aeroporti u bëri thirrje udhëtarëve që të kontrollonin fluturimet e tyre.

Edhe Britania e Madhe është përballur me mot të keq dhe erëra të forta përgjatë 24 orëshit të fundit, duke çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra familje.

Meteorologët gjermanë u kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin daljen në rrugë, dhe përsa i përket shkollave, janë mbyllur përkohësisht.

Picture 1 of 10

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook