Ballina Aktualitet Sulmet në Londër , Trump i kthehet idesë të bllokimit të muslimanëve

Sulmet në Londër , Trump i kthehet idesë të bllokimit të muslimanëve

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka argumentuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në favor të idesë së tij gjatë kohë të diskutueshme për ndalimin e udhëtimit të myslimanëve.

Në një status të tij të publikuar në Twitter, Trump tha se duhet të qëndrojnë vigjilentë e më të ashpër duke shtuar se është e nevojshme ndalimi i udhëtimit të myslimanëve, si një nivel shtesë i sigurisë.

“Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të ashpër, na duhet që gjykatat të na kthejnë të drejtat tona, ne kemi nevojë për ndalimin e udhëtimit si një nivel shtesë sigurie!”