Ballina Bota Sulmet terroriste/ Pas Barcelonës, një person plagos disa njerëz me thikë në...

Sulmet terroriste/ Pas Barcelonës, një person plagos disa njerëz me thikë në Finlandë

Shtohen rastet e terrorizmit në Europë, pas Barcelonës e rradhës është Finlanda  pasi disa persona të armatosur me thika kanë sulmuar disa të tjerë.

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje, pasi ka marrë një lajmërim se disa persona të armatosur kanë qëlluarme thika kalimtarët. Mediat ende nuk flasin për një numër të sigurtë agresorësh ndërsa pohojnë se disa kalimtarë janë qëlluar me thikë.

 

Një dëshmitar shkruajti në Twitter: “Të paktën 5 viktima, ky është bilanci i sulmit në Finlandë”, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar pasi nuk ka asgjë zyrtare.

Sipas “The Mirro”, personi që sulmoi me thikë thirri “Allahu Ekbar” përpara se të kryente krimin.