Ballina Bota Sulmi terrorist në Barcelonë, rritet numri i viktimave. Ndërron jetë 7-vjeçari

Sulmi terrorist në Barcelonë, rritet numri i viktimave. Ndërron jetë 7-vjeçari

Sulmi terrorist në Barcelonë preku qindra turistë, ku një furgon u fut në mes të turmës së njerëzve duke shkaktuar 14 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

Në foton e mësipërme është 7-vjecari nga Britania, Julian Cadman, i cili u deklarua i humbur që të enjten, por sot u konfirmua se ka humbur jetën duke cuar numrin e viktimave në 15.

7-vjeçari u shkëput nga nëna e tij sapo furgoni u përplas me këmbësorët në rrugën e njohur ‘Las Ramblas’ duke plagosur më shumë se 130 njerëz.

Policia katalanase konfirmoi se nuk ka më njerëz të humbur pasi janë identifikuar të gjithë viktimat.

Nëna e vogëlushit ka humbur dy këmbët në sulm, ndërsa ishte në vend për martesën e mbesës së saj.