Ballina Bota Sulmi në Mancester Arena , ja momentet e tmerrit nga një video...

Sulmi në Mancester Arena , ja momentet e tmerrit nga një video e regjistruar shumë pranë vendit të shpërthimit (VIDEO)

 

Sulmi terrorist në Mancester Arena , ne koncertin e këngëtares Ariana Grande që tronditi Anglinë por dhe mbarë botën që la të vdekur 22 persona , ndër ta dhe një vajzë vetëm 8 vjeç ishte vërtetë një sulm i pamëshirshëm.

Ishte një koncert i cili ishte i shumëpritur për fansat e Ariana Grande-s në Angli. Nga një koncert plot energji dhe entuziazëm papritmas kthehet në një tragjedi.

Por si ishte gjendja në momentet e tmerrit pas shpërthimit vetëvrasës të atentatorit terrorist ? Njerëz që vrapojnë, të traumatizuar, shumica fëmijë dhe adoleshent, disa të plagosur e të tjerë të shtrirë ne tokë dhe mes tyre dhe viktimat e pafajshme.

“Dualajm.com” publikon videon e tmerrit në ambjentet e brendshme të “Mancester Arena” , ku po zhvillohej koncerti.