Ballina Bota Taksisti ‘shpëton’ Ronaldon nga akuzat për përdhunim: Ajo ishte…

Taksisti ‘shpëton’ Ronaldon nga akuzat për përdhunim: Ajo ishte…

 

Skandali i madh ku Cristiano Ronaldo akuzohet se kishte përdhunuar Kathryn Mayorga, një vajzë amerikane në Los Angelos ka marrë një kthesë të madhe. Modelja 34-vjeçare ka deklaruar se Ronaldo ka bërë seks me dhunë me të. Ylli portugez i ka mohuar këto akuza duke shtuar se këto janë personazhe që duan të bëhen të famshëm përmes emrin të tij.

Ndërkohë, një dëshmi e ardhur nga shoferi i taksisë që ka marrë Katheryn nga hoteli pasi është takuar më Ronaldon, ka kthyer ngjarjen, pasi është shprehur se ajo pasi ka dalë nga dhoma e hotelit, ka qenë shumë e gëzuar dhe e kënaqur që kishte bërë seks me të, madje duke shkuar deri aty, sa mendonte dhe për emrin e fëmijës që do të lindje nga ky raport.