Ballina Bota Të pish kafe me peshq nëpër këmbë, ja lokalet e çuditshme me...

Të pish kafe me peshq nëpër këmbë, ja lokalet e çuditshme me metodën e veçantë të tërheqjes së klientëve

Baret koi janë një atraksion turistik tipik në Vietnam, ku klientët rrethohen nga peshqit.

Bëhet fjalë për lokale të mbushur me ujë, ku poshtë tavolinave notojnë peshqit me ngjyra që tërheqin vëmendjen e klientëve, të cilët nuk kursehen t’iu japin edhe ushqim.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga një bar koi, ku peshqit notojnë në këmbët e klientëve, ndërsa ambienti i lokalit është mbushur me rreth 20 centimetra ujë.

Lokali ndodhet në distriktin e Tan Binh, dhe është në pronësi të Nguyen Duoc Hoa, i cili teksa restauroi pjesën e ngrënies në lokal, vendosi të modifikojë edhe dyshemenë, në mënyrë qe të mbante ujin.

Lokali i pazakontë po njeh sukses të madh, por nga ana tjetër nuk mungojnë kritikat lidhur me rrezikun që iu kanoset peshqve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook