Ballina Bota Tensione në Gaza/ Hapja e ambasadës amerikane në Jeruzalem, snajperët izraelitë vrasin...

Tensione në Gaza/ Hapja e ambasadës amerikane në Jeruzalem, snajperët izraelitë vrasin palestinezët (VIDEO)

Të paktën 16 palestinezë janë qëlluar për vdekje në Rripin e Gazës nga trupat izraelitë, në një nga përplaset më të përgjakshme në disa javë.

Mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Këto pamje kanë ardhur para hapjes kontraverse te ambasadës së Amerikës në Jerusalem, që ka zemëruar palestinezët, pasi e shohin këtë si përkrahje të Amerikës që Izraeli ta ketë qytetin nën udhëheqje.

Nga sa raportohet mes më tepër se 500 të plagosurit, të paktën 35 prej tyre kanë plagë plumbash, të qëlluar nga forcat izraelite, të cilët sipas autoriteteve janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për vetëmbrojtje pasi protestuesit kanë kaluar gardhin e sigurisë.

LEXO EDHE:  Publikohet "lista e zezë", ja emrat e politikanëve shqiptarë të padëshirueshëm në SHBA

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesën në hapjen e ambasadës, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump.

Ministra e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se në mesin e të vrarëve është edhe një 14 vjeçar, ndërsa 500 persona kanë mbetur të lënduar.

Izraeli, mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook