Ballina Bota Terror në SHBA, 8 të vdekur dhe 28 të plagosur u gjetën...

Terror në SHBA, 8 të vdekur dhe 28 të plagosur u gjetën në rimorkion e një kamioni

8 të vdekur janë gjetur në rimorkion e një kamioni të parkuar në parkingun e qytetit San Antonio, ku ndodhet pranë edhe kufiri meksikan në Teksas. Bashkë me të vdekurit u gjetën edhe 28 të plagosur ku 20 që ishin më rëndë u transportuan menjëherë në qendrën spitalore më të afërt.

“Kjo ngjarje aludohet të ketë lidhje me një trafik të qënieve njerëzore”, deklaroi kreu i policisë, I cili foli për skenën e shëmtuar që pa në kamion, ai saktësoi se videot e sigurisë në parking kanë nxjerrë në dritë se disa automjete kanë ardhur më parë për të kërkuar disa persona të fshehur tek rimorkio e kamionit të cilët ishin gjallë akoma. E pamundur ka qenë të thuhej numri i saktë I personave që ndodheshin në rimorkion e kamionit.

Dyshohet se kanë qenë emigrantë meksikanë të cilët kanë dashur të futen ilegalisht në SHBA, por nuk i kanë rezistuar motit të nxehtë dhe të thatë.