Ballina Bota Terror / Sulm ambasadës gjermane në Kabul, dhjetra të plagosur dhe qindra...

Terror / Sulm ambasadës gjermane në Kabul, dhjetra të plagosur dhe qindra të vdekur

SHPËRNDAJE

Nga shpërthimi i një automjeti në kryeqytetin afgan, Kabul kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe janë plagosur qindra të tjerë. Si pasojë e këtij sulmi ambasada gjermane është dëmtuar shumë rëndë

Shpërthimi i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit (31.05), në kohën e ngarkimit të trafikut në Kabul në afërsi të mjaft ministrive dhe ambasadave të huaja.

Nuk dihej në fillim se ndaj kujt drejtohej sulmi, ku humbën jetën të paktën 49 vetë dhe janë plagosur më shumë se 300 vetë, siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë afgane, Sedik Sedikki.

Pamjet nga mediat sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe trupa të përgjakur. Në afërsi të vendit të sulmit ndodhej ambasada amerikane, ajo gjermane, britanike dhe shtabi i NATO-s e disa ministri afgane. Sipas të dhënave të qeverisë franceze janë dëmtuar si ambasada franceze ashtu edhe ajo gjermane. Si pasojë ambasada gjermane është dëmtuar rëndë.

Mijëra vetë në këtë orar shkojnë në punë në Kabul.

Në fund të prillit talibanët bënë fjalë për “fillimin e ofensivës së pranverës” dhe i kanë shtuar sulmet e tyre.

 

Comments

comments