Ballina Bota Terroristët e “krishterë” sulmojnë xhaminë, vrasin imamin dhe 24 besimtarë myslimanë

Terroristët e “krishterë” sulmojnë xhaminë, vrasin imamin dhe 24 besimtarë myslimanë

Rebelët e vetquajtur si të krishterë pjesë e grupit ekstremist “Anti-Balaka” kanë vrarë 25 myslimanë brenda një xhamie në qytetin Kimbi në jug të Republikës së Afrikës Qendrore.

Kanali televiziv Russia Al-Jeum njoftoi se Abdurrahman Burno, kryetari i këshillit komunal të qytetit Kimbi, deklaroi se rebelët në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar xhaminë e këtij qyteti dhe përveçse kanë vrarë 23 persona, kanë ekzekutuar edhe imamin e xhamisë së bashku me shoqëruesin e tij.

Autoritetet lokale të këtij qyteti kanë shpallur pesë ditë zi publike për shkak të vrasjes së këtyre myslimanëve.

LEXO EDHE:  Tragjedia në Lezhë/ Masivi shkëmbor bie mbi makinën ku po udhëtonte e gjithë familja, policia jep detaje: Të paktën 3 viktima

Republika e Afrikës Qendrore që nga fundi i vitit 2012, po përballet me sulme të dhunshme të grupeve terroriste të krishtera kundër myslimanëve.

Anti-Balaka është një grup militant ekstremist i krishterë, i cili u formua njëkohësisht me ardhjen në pushtet të Michel Djotodia, presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook