Ballina Bota Terrorizohen lojtarët e Real Madrid, kërcënim i rremë për bombë në Kaliforni

Terrorizohen lojtarët e Real Madrid, kërcënim i rremë për bombë në Kaliforni

 

Skuadra e Real Madridit gjendet në Kaliforni për turneun e “International Cup”. Por diçka e pazakontë ka ndodhur kur të gjithë lojtarët kanë marrë një alarm për bombë.

E gjithë skuadra së bashku me tifozët dhe me banorët e zonës përreth kampusit u evakuan pas njoftimit nga policia për një pako të dyshimtë dhe telefonatave kërcënuese.

Pasi policia e konfirmoi se kërcënimi ishte fals dhe çdo gjë ishte bërë për të shkaktuar panik, gjithçka iu rikthye normalitetit.

Real Madrid kreu dje seancën stërvitore në kampusin e Kalifornisë.