Ballina Bota Tmerrohen banorët e zonës, lumi merr ngjyrën e gjakut (FOTO)

Tmerrohen banorët e zonës, lumi merr ngjyrën e gjakut (FOTO)

Pamja e pazakontë e një lumi në Turqi ka tmerruar banorët e zonës, të cilët ngjyra e kuqe e ujit i bëri të mendonin më të keqen.
Të alarmuar nga ngjyra e ujërave të lumit Çorlu, degë e lumit Ergene në Tekirdag, banorët njoftuan autoritetet.

Pas inspektimeve në terren u pa se gjithçka ishte shkaktuar nga mbetjet e një fabrike riciklimi në zonë.

Në anë të lumit u gjetën mbetje të kuqe dhe rozë, nga të cilat besohet se është shkaktuar edhe e gjithë ndotja mjedisore.

Guvernatori i Çerkezkoy Atilla Selami Abban zbriti në terren dhe theksoi se përgjegjësit do të vihen para përgjegjësisë.