Ballina Bota Tmerrohen banorët, krijesa e çuditshme me dy koka i lë pa fjalë...

Tmerrohen banorët, krijesa e çuditshme me dy koka i lë pa fjalë (VIDEO)

Një breshkë e çuditshme me dy koka ka shokuar banorët e Kinës juglindore.

Breshka mutante ka lindur tre muaj më parë me deformim dhe jeton në qytetin Shangrao.

Ajo mbahet në një kuti plastike dhe ekspertët thonë se nuk mund ta lejojnë që të jetojnë në natyrë me gjallesat e tjera për shkak se nuk do të arrinte të mbijetonte.

Jiang Jianping, një studiues në Institutin e Biologjisë në Chengdu, tha oër Pekin Neës se mutacioni mund të jetë shkaktuar nga një anomali gjenetike ose faktorë të tjerë mjedisorë.

Breshkat me dy koka kanë lindur më parë, por ato konsiderohen të rralla dhe një numër i tyre mbahen në muze.