Ballina Bota Trafikonin njerëz me kamion për në Angli, arrestohet kapo shqiptar (Emri)

Trafikonin njerëz me kamion për në Angli, arrestohet kapo shqiptar (Emri)

Një bandë trafikuesish të qenieve njerëzore është shkatërruar në Angli, ku mes të arrestuarve është edhe kreu i kësaj bande shqiptare, Alket Dauti.

Ky i fundit u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës.

Mediat britanike njoftojnë se teksa e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Teksa po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua fotografit me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?”

Mësohet se Dauti, babai i dy fëmijëve bashkëpunonte me shoferët e trailerave të cilët merrnin emigrantë nga Belgjika dhe i transportonin në Angli nga porti i Channel.

Prokurorët në Belgjikë besojnë se rrjeti ishte shumë i organizuar dhe kalonte njerëz çdo javë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook