Ballina Bota Tragjike/ Nusja niset drejt altarit me helikopter, por rrëzohet dhe vdes (VIDEO)

Tragjike/ Nusja niset drejt altarit me helikopter, por rrëzohet dhe vdes (VIDEO)

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku Nascimeto Silva,  një vajzë e re e cila ishte duke shkuar në ceremoninë e dasmës së saj ka humbur jetës pasi helikopteri që po e shoqëronte për në altar u përplas me tokën.

Video e cila është kthyer në virale tregon momentin kur piloti humb kontrollin e helikopterit nga përplasja e të cilit humbi jetën nusja e re.

I fejuari i saj, 32-vjeçari Udirley Damasceno, priti në altar deri në momentin që mësoi lajmin e hidhur.

Nga ngjarja po ashtu humbën jetën të gjithë personat në bord, vëllai i nuses, piloti, dhe fotografja shtatzënë.