Ballina Bota TRONDITËSE/ Vret gruan shtatzanë dhe vajzat, më pas i fut trupat e...

TRONDITËSE/ Vret gruan shtatzanë dhe vajzat, më pas i fut trupat e tyre në…

Një burrë i cili ka vrarë gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e vogla i ka futur trupat e tyre në tanke të naftës dhe gazit në mënyrë që të mos mbanin erë.

33-vjeçari, Christopher Watts, raportohet të ketë hedhur trupat e 4-vjeçares Bella dhe 3-vjeçares Celeste në fushën ku ndodhet fusha e naftës, Anadarko Petroleum, ku punonte më parë.

Kufomat e tyre u gjetën të mërkurën pasdite disa orë pasi investiguesit kishin gjetur trupin e nënës së tyre, 34-vjeçares Shannan.

Edhe ajo, ashtu si vajzat, u gjet në fushën e naftës, edhe pse vendodhjet ekzakte ku u gjetën trupat nuk janë bërë publike.

Besohet se nëna shtatzënë bashkë me vajzat u vranë në shtëpinë e tyre më pas Christopher i ka çuar në tanket e naftës në mënyrë që të mos binin erë.

Megjithëse akuzat formale për babain vrasës ende nuk janë paraqitur, ai mund të përballet me tre akuza për vrasje dhe tre akuza për manipulimin provash.