Ballina Bota Tronditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tetë të vrarë në tre sulme...

Tronditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tetë të vrarë në tre sulme të armatosura

Tetë persona të vrarë mes të cilëve edhe një zëvendës shef lokal pas një sërë të shtënash në Mississipi të ShBA-ve rreth mesnatës.

I dyshuari i quajtur nga mediat lokale si Cory Godbolt, u arrestua këtë të dielë në mëngjes dhe  ndodhet në dhomat e paraburgimit.

Autoritetet thonë se është shumë herët për të gjetur motivin e kësaj masakre.

Të shtënat përfshinë tri vende në Bogue Chitto dhe Brookhaven në Lincoln County.

I dyshuari, duke folur për gazetën lokale Clarion-Ledger pas arrestimit gjatë procesit të marrjes në pyetje tha se ai ishte “shumë keq” dhe “nuk është i aftë të jetojë, jo pas asaj që kishte bërë”.