Ballina Bota Tronditëse/ Bllokimi i rrotullueses së lojës i kushton jetën, momenti kur gruaja...

Tronditëse/ Bllokimi i rrotullueses së lojës i kushton jetën, momenti kur gruaja bie tragjikisht nga slita (Video)

Një grua ka rënë nga slita e një rrotullueseje, pasi mekanizmi i lojës kishte një defekt në sistem.

Pas dështimit të funksionimit normal, gruaja ka rënë nga slita dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Pamjet tronditëse të siguruara nga një kalimtar, tregojnë momentin shokues kur disa gra u rrëzuan nga lartësia.

Ngjarja ndodhi në një park zbavitës në Penjamo, Meksikë. Nayeli Morales dhe nëna e saj, Irma Sanchez, ishin në slitë rul ‘El Roster’.

Sanchez pësoi lëndime të rënda dhe vdiq pas aksidentit. Vajza e saj 27-vjeçare Morales arriti të mbijetojë, megjithatë është në gjendje të rëndë në spital nën kujdesin intensiv.

LEXO EDHE:  TIRANË/ Makina përplas për vdekje gruan në bulevardin "Zhan Dark"

Zyra e Prokurorit të Shtetit hapi një hetim për incidentin, ndërsa operatori i rulosë u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që mosfunksionimi i rulosë, ka çuar në vdekje dhe lëndime serioze.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook