Ballina Aktualitet Trump “ndez” zjarrin që nuk mund të shuhet (Video)

Trump “ndez” zjarrin që nuk mund të shuhet (Video)

SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-së ka njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht paralajmërimeve të marra nga kombet e tjera.

Presidenti Donald Trump ka thyer plotësisht rregullat e SHBA për sa i përket politikës së jashtme duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, një gjë e cila nxiti protesta në rajon, dhe duke u kritikuar nga shumë kombe rreth botës.

Z.Trump gjithashtu deklaroi se ambasada Amerikane do të zhvendoset nga Tel Aviv në “qytetin e shenjtë”.

Ndonëse nuk specifikohej arsyeja e kësaj kërkese, është e kuptueshme se në rajon pritet të ketë tensione për shkak të vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Vendimi i ri i Trump nuk do të pritetet mirë nga Palestina dhe shumë vende të tjera të botës arabe, përfshi këtu edhe aleatin e rëndësishëm në NATO, Turqinë. Sinjale kundër këtij vendimi kanë dhënë edhe vendet e BE-së.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook