Ballina Bota TURQI/ Avioni me 168 pasagjerë në bord devijon rrezikshëm nga pista e...

TURQI/ Avioni me 168 pasagjerë në bord devijon rrezikshëm nga pista e akullt për në det

Një avion që transportonte 168 pasagjerë ka dalë jashtë pistës për shkak të akullit, dhe ka rrezikuar zhytjen në det.

Avioni Boeing 737-800 për fat të mirë ka ngecur me rrotat e tij në baltë afër bregut të detit.

Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Trabzonit ku ka shkaktuar panik por pa të dëmtuar konfirmon “Pegasus Airlines”. Fluturimi u nis nga Ankaraja, kryeqyteti i Turqisë, të shtunën në mbrëmje. Por në ulje në aeroportin e Trabzonit, aeroplani u largua nga pista.

Një nga pasagjerët, Fatma Gordu, tha se paniku shpërtheu gjatë fluturimit.

“Ne anuam në pjesën e përparme, ndërsa pjesa e pasme e avionit u ngrit. Kishte panik. Njerëzit bërtisnin,” tha ajo për agjensinë e lajmeve shtetërore Anadolu.

Guvernatori i Trabzon, Yucel Yavuz konfirmoi se, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bord u shpëtuan pa dëmtime.

Aeroporti i Trabzonit u mbyll dhe fluturimet u shtynë dhe u anulluan pas evakuimit të qytetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook