Ballina Bota U arratis nga spitali vetëm me të brendshme, shqiptari që i bëri...

U arratis nga spitali vetëm me të brendshme, shqiptari që i bëri ‘zbor’ policisë dënohet nga gjykata italiane (Foto+Emri)

Personi që shihni në foto është Mariglen Cybi, shqiptari i njohur edhe me emrin Davide De Gaetano.

Ai u bë mjaft i njohur në Itali pas arratisjes spektakolare në muajin Gusht të vitit 2017, kur u arratis nga spitali vetëm me të mbathura.

Ai është dënuar nga një gjykatë italiane me pesë vite burg për grabitje.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Chietit. Ra në sy fakti se ai u dënua një vit më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria.

Shqiptari ishte plagosur gjatë një ndjekjeje pas tentativës për vjedhjen e një makine në Spoltore. Nën justifikimin se po shkonte në banjë, atij i ishin hequr prangat. I riu goditi oficerët duke u arratisur.

Megjithatë, në muajin qershor të këtij viti, ai u arrestua në Romë për disa akuza, si lëndime personale, vjedhje makinash, posedim armësh, etj.

Mediat italiane shkruajnë se dikush e kishte ndihmuar atë të fshihej gjatë gjithë asaj kohe, por ende nuk dihet se kush është bashkëpunëtori.

Mariglen Cybi u arrestua në Dragonara pas një ndjekje të rrezikshme të nisur në Spoltore, ndjekje e cila përfundoi me aksidentimin e makinës. Bashkëpunëtorët e tij arritën të iknin.

Çdo gjë fillon në orën 2:00 kur një person vuri re në Spoltore, disa hajdutë që po përpiqeshin të grabisnin një makinë të parkuar në Dante. Tre patrulla policie mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Pasi u zbuluan, ata ikën në bordin e një Audi A6, i gjithashtu i vjedhur në Porto D’Ascoli. Ata u nisën me shpejtësi marramendëse në drejtim të Chieti.

Ndjekja e “çmendur” përfundoi në Dragonara, ku banditët humbën kontrollin e automjetit, duke u përplasur në pjesën anësore të rrugës. Teksa bashkëpunëtorët arritën të iknin, Cybi u arrestua. Brenda makinës u gjetën sende të shumta të vjedhura si dhe armë.

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga në Bulqizë, humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër