Ballina Bota Unike dhe madhështore, kjo është biblioteka më e madhe në botë (Foto)

Unike dhe madhështore, kjo është biblioteka më e madhe në botë (Foto)

Për të gjithë ata që pëlqejnë leximin dhe librat në përgjithësi, ky është udhëtimi më interesant në botën e librit në Kinë.

Ndërsa fasada e kësaj ndërtese të madhe duket si një sy gjigant, ndoshta nuk ka të bëjë fare me ndriçime apo kozmetikë.

Seriozisht, sytë janë një simbol i ndriçimit, kështu që kushdo që ka hartuar këtë bibliotekë ka kuptuar sesi një librari e vërtetë duhet të jetë.

Për të vizituar këtë biblotekë duhet të shkosh në Qarkun Kulturor Binhai në Tianjin dhe të shikoni këtë “ëndërr të arkitekturës” me sytë tuaj.

Është një ndërtesë me pesë kate që mbulon 34,000m katrorë dhe mund të mbajë më shumë se 1,2 milionë libra.

 Këtu lind pyetja, a janë të gjitha këto rafte të mbushura me libra të vërtetë?  Mesa duket  shumica, nëse jo të gjitha këto libra janë të rreme dhe librat e vërtetë janë diku brenda. Kjo ka kuptim, por e rrënon magjinë.  

Tani mund të na tregoni a jeni gati për të lexuar një libër aty brenda, e sigurt që ndjesia do të jetë komplet ndryshe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook