Ballina Bota Uragani Maria zhvendoset drejt Bahamasit, rrezikohen ishujt Turks dhe Kaikos

Uragani Maria zhvendoset drejt Bahamasit, rrezikohen ishujt Turks dhe Kaikos

 

Uragani Maria po i afrohet ishujve Turks dhe Kaikos me erëra maksimale të qëndrueshme me një shpejtësi 205 kilometra në orë. Po ashtu edhe pjesa juglindore e Bahamasit do të preket nga furia e Uraganit.

Uragani Maria  ka shkaktuar shkatërrime dhe përmbytje në Republikën Dominikane dhe Porto Riko deri më tani.Uragani Maria shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në mbarë Porto Rikon, ndërsa popullsia ka filluar me ngadalë të vëzhgojë pasojat e stuhisë më të fuqishme që goditi territorin amerikan në dhjetëra vite.

Ndërsa pjesë të qytetit vazhdonin të ishin të përmbytura dje, parashikuesit e motit thanë se niveli i ujërave dhe erërat e forta do të binin gradualisht ndërsa uragani zhvendoset. Përveç njoftimeve për një të vdekur në Porto Riko, uragani Maria ka shkaktuar 10 viktima në Karaibe.

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook