Ballina Bota Vendos të dashurën në shitje në e-Bay për tu “hakmarrë”

Vendos të dashurën në shitje në e-Bay për tu “hakmarrë”

Dale Leeks, i cili jeton në Londër është “hakmarrë”, në një mënyrë të çuditshme, ndaj të dashurës së tij Kelly Greaves. Ai tha për gazetat britanike se kur kishin shkuar në një dyqan për të parë pajisje për kuajt, e dashura e kishte qëlluar me kamxhik në vithe, për shaka. Por i kishte rënë aq fort sa ai kishte vendosur të hakmerrej.

Kështu, pak ditë më parë ai kishte nxjerrë një njoftim ankandi në e-Bay, ku thoshte se e dashura e tij ishte “në shitje për koleksionistë”, në kategorinë “makina të vjetra” duke shkruar: “E pastër, e përdorur por në kushte të mira edhe pse bën një zhurmë të bezdisshme herë pas here”.

E dashura qeshi kur ia tregoi, pa e ditur asnjëri që njoftimi tashmë kishte marrë dhenë. Ofertat nisnin që nga Europa, Australia e deri nga SHBA-të, dhe çmimi maksimal kishte arritur në 119 mijë dollarë. Megjithatë çifti e ka marrë gjithçka me sportivitet. Dale thotë duke qeshur që ankandi anulohet, gjithsesi, “ngaqë nuk arriti 170 mijë dollarë”.