Ballina Bota VIDEO/ 4-vjeçari sillet “keq”, edukatorja detyron shokët e tij t’i gjuajnë me...

VIDEO/ 4-vjeçari sillet “keq”, edukatorja detyron shokët e tij t’i gjuajnë me gurë

Një fëmijë 4-vjeçar mbulon fytyrën duke qarë, ndërsa shokët e tij i gjuajnë me gura.

Këto janë pamjet tronditëse të një video të filmuar Arkansas në SHBA ku dëshmitare është dhe një edukatore, që i nxit fëmijë t’i gjuajën shokut të tyre shkruan Daily Mail.

Ajo i ka kërkuar nxënësve të saj të vegjël t’i gjuajnë me gurë një shoku të klasës sepse “ishte i keq”. Dëshmitare në këtë skenë ishte gjithashtu një mësuese tjetër që e filmoi videon me telefonin e saj për ta dërguar atë në polici.

LEXO EDHE:  FOTO/ Edukatorja që u dhunua nga drejtoresha rrëfen makthin: Më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë e më bëri tërë gjak, fëmijët u tmerruan

“Ai e mori mësimin, tani mund të ndaloni”, thotë në një moment mësuesja, që deri në atë çast ka vërejtur të vegjlit që hedhin gurë mbi 4-vjeçarin.

Policia mori në pyetje mësuesen dhe hapi një dosje për çështjen. Megjithatë deri më tani nuk është marrë asnjë masë kundër saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook