Ballina Bota VIDEO/ Aksidentohet rëndë në pistë, piloti brazilian thyen të dyja këmbët

VIDEO/ Aksidentohet rëndë në pistë, piloti brazilian thyen të dyja këmbët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në pistën belge të Spa-Francorchamps, ku njëri nga pilotët është dëmtuar rëndë.

Bëhet fjalë për pilotin brazilian, Pietro Fittipaldi i cili është aksidentuar gjatë garës së 6 orëve të Spa.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Fittipaldi ka thyer të dyja këmbët.

Më poshtë do të shihni momentin e përplasjes së fuqishme, i siguruar nga kamerat në kënde të ndryshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook