Ballina Bota VIDEO/ Aventurieri thyen të gjitha ‘ligjet’, ndez zjarrin me ujë në vend...

VIDEO/ Aventurieri thyen të gjitha ‘ligjet’, ndez zjarrin me ujë në vend të shkepëses

Një aventurier po bëhet mjaft i famshëm me shpikjen e tij më të fundit, duke arritur ndezjen e zjarrit me ujë.

36-vjeçari, Alvaro Cerezo, ka zbuluar sesi mund të ndezësh një zjarr, duke përdorur një qese me ujë deti, në vetëm pak minuta.

Qesja plastike me ujë në këtë rast, i ka shërbyer si xham zmadhues për të fokusuar rrezet e nxehta të diellit, mbi një bimë të thatë.

Cerezo e ka realizuar eksperimentin e tij, në një ishull të shkretë në Filipine ku edhe jeton, ndaj dhe i duhet të bëjë gjithçka për t’ia dalë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook