Ballina Bota VIDEO/ Çmendet arabi, i hidhet para kamionit që lëviz me shpejtësi

VIDEO/ Çmendet arabi, i hidhet para kamionit që lëviz me shpejtësi

Një burrë saudit, i cili u bë viral në internet pasi u hodh përpara një kamioni që po afrohet me shpejtësi si pjesë e një marifeti të rrezikshëm, është arrestuar pas incidentit.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë burrin, i cili në mënyrë të pashpjegueshme hidhet nga pjesa e përparme e makinës për t’i dalë në ballë kamionit me shpejtësi, duke e detyruar atë të dalë në korsinë tjetër për të shmangur goditjen.

Shoferi i bie borisë, ndërsa burri hedh duart lart në ajër me gëzim teksa kthehet nga rruga i pa dëmtuar.

Policia arrestoi individin e paidentifikuar pasi videoja u shpërnda në mediat sociale. Sipas “Khaleej Times”, i dyshuari është një adoleshent.

Drejtoria e Përgjithshme e Trafikut konfirmoi incidentin që ndodhi në një autostradë në Medinë dhe tha se rasti ishte dërguar në Prokurorinë Publike. Ajo shtoi se individi i pamatur kishte rrezikuar jetën e tij dhe jetën e të tjerëve me sjelljen groteske.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook