Ballina Bota VIDEO/ “Çmendet” nusja në dasëm, e “djeg fare” duke kërcyer twerk

VIDEO/ “Çmendet” nusja në dasëm, e “djeg fare” duke kërcyer twerk

Një nuse nga Teksasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të mirëpritur të ftuarit e saj në dasmë.

Stephanie Payne mund të ketë ecur për në altar me fustanin e bardhë, por kur erdhi momenti i vëmendjes, ajo bëri një ndryshim total.

Payne hyri në sallë me pantallona të zeza dhe një kanatiere të shkurtër duke bërë kërcimin provokues “twerk”, ndërkohë që në fytyrë mbante një maskë.

E veshur me një palë çizme të gjata, kërcimin e përfundoi duke bërë sparkatën në mes të sallës.

Të ftuarit u shtangën nga kjo performancë dhe video u publikua në rrjete sociale duke u bërë virale.

Nusja tha se erdhi me këtë surprizë pasi donte që bashkëshorti dhe të ftuarit të shjonin “një shfaqje të bukur”.