Ballina Bota VIDEO/ Çmendet i riu, hedh granatën në klubin e natës pa asnjë...

VIDEO/ Çmendet i riu, hedh granatën në klubin e natës pa asnjë arsye. Ja ç’ndodh më pas

Një i ri hedh një granatë në derën hyrëse të një klubi nate në Luna, në veriperëndim të Ukrainës. Policia ende nuk i njeh motivet e sulmuesit.

Ai përdori një granatë të dorës RGD-5, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i riu hedh granatën në dysheme.

Një kalimtar i tha gazetës lokale se pa një njeri të maskuar duke ecur shpejt nëpër qendrën tregtare vetëm një minutë para shpërthimit.

Pamjet tregojnë se banditi tërhoqi ndezësin e granatës dhe më pas e hedh në sallën e klubit të natës.

Ndërsa granata përfundon në dysheme, fajtori dhe disa të pranishëm arrijnë të dalin jashtë derës.

Granata pastaj shpërthen pak centimetra larg këmbëve të dy burrave.

Si pasojë e shpërthimit, tetë persona mbetën të plagosur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook