Ballina Bota VIDEO/ Debati për divorcin përfundon në sherr, kleriku mysliman arrestohet

VIDEO/ Debati për divorcin përfundon në sherr, kleriku mysliman arrestohet

Një debat i ndezur televiziv mbi të drejtat e grave dhe divorcin në Indi degjeneroi në dhunë.

Të ftuar në studio për temën e konsideruar tabu në shoqërinë indiane, një klerik mysliman dhe një grua, aktiviste për të drejtat e grave, u përplasën fizikisht. U desh ndërhyrja e stafit që situata të qetësohej.

Shkak i dhunës ishte fakti se një grua duhet të marrë konsensusin e burrit për divorc dhe nuk mund ta kërkojë atë në mënyrë të pavarur. Kjo nuk ekziston në Kuran, tha aktivistja indiane.

Një tjetër moment për t’u veçuar ishte ai kur një nga të ftuarat nisi të qajë pas ofendimeve të klerikut. Ky i fundit u arrestua nga policia për dhunë ndaj grave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook