Ballina Bota VIDEO/ Deveja përplaset me makinën dhe ngec brenda saj, policia ndan dysh...

VIDEO/ Deveja përplaset me makinën dhe ngec brenda saj, policia ndan dysh mjetin për ta nxjerrë jashtë

 

Një video e publikuar online tregon momentin kur një  deve lufton e tmerruar për të dalë nga makina, pasi ishte përplasur me të.

Në video duket që deveja ka nxjerrë kokën në pjesën lart të makinës ndërsa këmbët i ka në sediljen e përparme.

Shoferi arriti të largohej nga makina ndërsa u deshën orë për të shpëtuar kafshën nga ai kurth ku kishte rënë.

Dëshmitarët thanë se makina po ecte me shpejtësi në Rajasthan, të Indisë kur u përplas me devenë.

U desh ardhja e policisë dhe ndarja e makinës në dysh për të liruar kafshën.

Kafsha arriti të shpëtojë dhe u mjekua nga prerjet që ishin shkaktuar nga pjesët metalike të makinës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook