Ballina Bota VIDEO/ E gjithë familja rrezikon jetën për një foto, për pak sa...

VIDEO/ E gjithë familja rrezikon jetën për një foto, për pak sa nuk bëhen “ushqimi” i gatopardëve

Ky është momenti i pabesueshëm kur një familje ka shpëtuar hollë teksa është sulmuar nga një kope gatopardësh në park që imiton Afrikën në Holandë.

Videoja është filmuar nga kamera e një makine që po kalonte rastësisht në atë zonë.

Në pamje dallohen anëtarët e një familje që kishin shkelur rregullin bazë të udhëtimit të tyre: Të mos dilnin nga makina.

Por me një vetësiguri të tepruar ata kanë dalë për të bërë foto në një vend panoramik. E kur ata e prisnin më pak, disa gatopardë janë vërsulur drejt tyre.

Fatmirësisht gatopardët nuk kanë qenë edhe aq të uritur teksa i kanë “shoqëruar” deri në makinë.

Por një detaj tepër i çuditshëm që vihet re është se çdo kush vrapon për të shpëtuar kokën, e askush nuk vë re, apo të qëndrojë pas për të ndihmuar një nënë me fëmijën në krah që hipën e fundit në makinë.

Fatmirësisht ata shpëtuan me kaq, e duket se në të ardhmen ky do të jetë një veprim që nuk do ta përsërisin më kurrë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook