Ballina Bota VIDEO/ E pabesueshme, turbina krijon energji elektrike nga kalimi i mjeteve pranë...

VIDEO/ E pabesueshme, turbina krijon energji elektrike nga kalimi i mjeteve pranë saj

Kjo turbinë e vendosur midis dy korsive arrin të prodhojë elektricitet.

Quhet “Enlil Turbine” dhe konverton erën që përftohet nga mjetet që kalojne aty pranë në energji elektrike. 

Turbina gjithashtu është e pajisur me panele diellore dhe mat nivelet e CO2 në ajër. Kompania turke “Deveci Tech” e shpiku këtë turbinë dhe po e teston në qytetin e Stambollit.

Ata pretendojnë se turbina krijon 1 kilowat energji çdo orë, kjo gjë mund të sjellë që në të ardhmen autostradat mund të transformohen në një burim të ri të energjisë së rinovueshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook