Ballina Bota VIDEO/ E përplas me makinë, i inatosur çiklisti nxjerr thikën dhe godet...

VIDEO/ E përplas me makinë, i inatosur çiklisti nxjerr thikën dhe godet xhamin e mjetit

Një çiklist me një thikë ‘zombi’ ka goditur xhamin e shoferit të një makine duke tentuar ta thyejë atë.

Ishte një i ri me mjetin tip “Volkswagen Polo” i cili përplasi çiklistin, ku më pas ky i fundit tentoi t’i thyejë xhamin në anën e shoferit.

Çiklisti i inatosur kërcen nga biçikleta e tij duke ndekur shoferin e tmerruar dhe duke e bërë të ndalojë.

Ai godet mbi 10 herë xhamin e makinës duke u përpjekur të hyjë nga pjesa e pasme.

Turma e kalimtarëve të rastit u shokuan kur panë skenës se si një bandit i dhunshëm sulmon makinën ndërkohë që shoferi është brenda saj.

Agresori thyen xhamin e pasagjerit duke tentuar të hyjë brenda ndërsa në këtë moment shoferi del nga makina duke i’a mbathur nga aty.

Sulmi i frikshëm vjen në mes të një epidemie të krimit me thikë në Londër, që këtë vit ka marrë 43 jetë njerëzish.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook