Ballina Bota VIDEO/ Foshnja varroset e gjallë, por mbijeton mrekullisht për 7 orë. Pamje...

VIDEO/ Foshnja varroset e gjallë, por mbijeton mrekullisht për 7 orë. Pamje nga operacioni i shpëtimit

Varroset gjallë nga nëna adoleshente, por bebja arrin të mbijetojë për shtatë orë nën tokë përpara se të shpëtohet.

Duket si një mrekulli historia e një të sapolindure braziliane, dokumentuar me video nga policia e Matto Grosso.

Pamjet filmojnë operacionin e pabesueshëm të shpëtimit të së voglës nga ana e agjentëve të policisë të cilët kanë ndërhyrë pas njoftimit anonim, në shtëpinë e një 15 vjeçareje në 5 qershor.

E porsalindura është shtruar në spital dhe është në kushte të qëndrueshme. Nëna kishte besuar se fëmija që ajo kishte lindur ishte e vdekur dhe për këtë arsye e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Ajo është lënë e lirë pas marrjes në pyetje prej disa orësh. Gjyshja e bebes dhe stërgjyshja janë arrestuar nga policia, pasi besohet se kanë qenë ato që kanë kryer aktin e tmerrshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook