Ballina Bota VIDEO/ Foshnja vetëm 4 ditëshe humbet këmbën, pasi infermierja harroi ndezur… tharësen...

VIDEO/ Foshnja vetëm 4 ditëshe humbet këmbën, pasi infermierja harroi ndezur… tharësen e flokëve

Një foshnjë vetëm katër-ditëshe ka humbur këmbën e saj pasi një infermiere harroi ndezur tharësen e flokëve në qendrën e kujdesit të fëmijëve në Kinë.

Djali i vogël pati djegie të rënda në këmbën e majtë, pasi ajri jashtëzakonisht i nxehtë i tharëses kishte punuar rreth një orë e gjysmë, sipas njoftimeve.

Për t’i shpëtuar jetën, mjekët duhej t’i prisnin këmbën e tij.

Burimet pohojnë se infermierja dhe kolegët e saj nuk ishin në dijeni se tharësja ishte në punë.

Ky mankth mori fund për foshnjën në momentin kur një mjek hyri në njësinë e kujdesit intensiv neonatale për t’i dhënë ekzaminim foshnjave.

Të dy infermieret që konsiderohen përgjegjëse për këtë çështje janë shkarkuar nga puna dhe administrata ka kërkuar falje publike.

I porsalinduri u kthye në spitalin Xincai, të lindjes dhe të kujdesit shëndetësor të fëmijëve pas prerjes së këmbës. Ai ka qëndruar atje nën monitorim.

Të dy foshnjat e tjera që ishin në dhomë gjithashtu kishin djegie të vogla.

Wan Yunfeng, zëvendësdrejtori i spitalit, ka kërkuar falje për familjen e foshnjës. Wan tha se spitali do të mbulonte shpenzimet mjekësore për fëmijën 610,000 juanë (£ 71,000).

Familja e foshnjës nuk është pajtuar me ofertën e kompensimit.

Gjyshja e foshnjës, zonja Yan, shprehu shqetësime rreth së ardhmes së nipit të saj.

“Fëmija është bërë me aftësi të kufizuara vetëm katër ditë pas lindjes. Si do të jetë e ardhmja e tij? ‘, tha ajo.

Familja deklaroi se ata do të vazhdojnë ta diskutojnë çështjen me spitalin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook