Ballina Bota VIDEO/ Futbolli argjentinas në zi, sulmuesi therr me thikë portierin

VIDEO/ Futbolli argjentinas në zi, sulmuesi therr me thikë portierin

Portieri 25-vjeçar Facundo Espindola, i cili kishte luajtur me Almagro është goditur me thikë për vdekje.

I dyshuar për vrasjen e tij një tjetër futbollist, Nahuel Oviedo, ish-sulmuesi i Huracan, aktualisht te San Telmo.

Mësohet se incidenti ndodhi të dielën në një sherr në rrugë, e cila filloi sapo ai po largohej nga një bar në rrethin e Buenos Airesit në Hurlingham.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.30 në orën lokale kur Espindola dhe një grup tjetër, që përfshinin Oviedo, filluan të ziheshin në rrugë.

Pas zënkës me grushta, sherri degradoi dkur një person nxorri thikën dhe e nguli në fytin e portierit, duke e lënë të vdekur në vend.

Oviedo u arrestua së bashku me një mik të tij, kur ata ishin brenda një makine tip Peugeot 308 të bardhë në Villa Tees.

Makina ishte mbuluar me njolla gjaku.

Sipas autoriteteve, mësohet se futbollisti 28-vjeçar nuk është i panjohur për forcat blu.

Mësohet se ai ka qenë 3 vite në burg pasi ka marrë pjesë në një grabitje në të cilën ai pranoi fajësinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook