Ballina Bota VIDEO/ I ofendoi fëmijën, aktorja e njohur ngrihet dhe godet spektatoren live...

VIDEO/ I ofendoi fëmijën, aktorja e njohur ngrihet dhe godet spektatoren live në emision

Pasi i ofendoi fëmijën gjatë transmetimit të emisionit, ngjarja ka degraduar kur aktorja e njohur është ngritur nga vendi dhe i ka qëlluar spektatores.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ku teksa ishte e ftuar në një emision, aktorja Evelina Bledans nuk e ka përmbajtur dot veten pasi një grua nga publiku e ka qortuar që ka lindur në moshën 49-vjeçare.

“Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35- 40 vjeç aq më tepër në moshën 49. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë.”- është shprehur spektatorja.

Mirpo Evelina është ngritur e revoltuar nga vendi i saj dhe e ka goditur zonjën e publikut.

“Je një mjerane. Ai është djali im. Ti mund të thuash gjithçka për mua por djalin tim lëre të qetë kupton?”- i ka thënë ajo.