Ballina Bota VIDEO/ Incidenti i tmerrshëm, foshnja përmbyset me kokë poshtë në pishinë

VIDEO/ Incidenti i tmerrshëm, foshnja përmbyset me kokë poshtë në pishinë

Një video shokuese tregon momentin kur një foshnjë për pak sa nuk mbytet pas një momenti pakujdesie në një qendër kujdesi për fëmijët.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet foshnja që përmbyset me kokë poshtë në pishinën e vogël të ndërtuar enkas për fëmijët e vegjël.

Siç shihet dhe në video, foshnja përpëlitet në ujë me kokë poshtë për gati 46 sekonda, derisa vërehet nga stafi i qendrës.

Ata e nxjerrin menjëherë foshnjën 7-muajshe nga pishina, duke i shpëtuar mrekullisht jetën në një moment që nga çasti në çast vogëlushi mund të kishte ndërruar jetë, shkruan “DuaLajm.com”.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ndërsa foshnja aktualisht ndodhet i shtruar në spital, ku po i ushtrohet një kontrolli për inflamacion në mushkëri, pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme uji, teksa ishte në pishinë kokë-poshtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook