Ballina Bota VIDEO/ Ishte duke folur në telefon, shikoni çfarë i bën vajza 4-vjeçare...

VIDEO/ Ishte duke folur në telefon, shikoni çfarë i bën vajza 4-vjeçare reperit të njohur

Telefoni celular është kthyer në një fiksim për të gjithë.

Kudo që shkon në lokale apo ambiente të tjera, apo edhe në rrugë sheh njerëz me celular.

Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as reperi i njohur rus, Timati.

Ai edhe pse në pushime me familjen në Saint-Tropez nuk e lëshonte celularin nga dora dhe kjo gjë e ka besdisur shumë vajzën e tij 4-vjeçare.

Ajo ka përfituar nga një moment hutimi i të atit dhe ia merr celularin e ia hedh në det.

Vogëlushja Alisa kërkonte vëmendjen e babait të saj, ndërkohë që ky i fundit fliste ose merrej me celularin.

Videoja mbyllet me Timati-in që sheh telefonin e tij të përfundojë në fund të detit.

Kujtojmë që reperi rus ka sjellë disa bashkëpunime dhe hite ndërkombëtare, ku mund të përmendin hitin e verës së vitit 2011, “Welcome to Saint-Tropez”, një bashkëpunim me Dj Antoine.