Ballina Bota VIDEO/ Kap peshkun 74 kg pas 1 ore “luftë” me të për...

VIDEO/ Kap peshkun 74 kg pas 1 ore “luftë” me të për ta nxjerr në breg, veprimi i papritur i peshkatarit do t’ju habisë

Një peshkatar në Kinën Qëndrore ka kapur një peshk të madh, plot 74 kg.

Burri kinez u befasua kur pa që peshku që kishte kapur, kishte shumë forcë dhe nuk po mund ta tërhiqte dot drejt bregut.

Pas rreth një ore “luftë” me peshkun gjigand, madje duke u futur dhe brenda në liqen, 54-vjeçari arriti ta nxjerrë në breg, por veprimi që bëri ai më pas i çuditi të gjithë, shkruan “DuaLajm.com”.

Pasi bëri një foto me peshkun, ai e lëshoi sërish atë në ujë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Xinyang të Kinës, ndërsa video është bërë mjaft virale në rrjet.

Shumë komentues kanë vlerësuar gjestin e peshkatarit, por ka dhe nga ata që sugjerojnë se duhet ta kishte ngrënë, si “shpërblim” të luftës 1-orëshe që bëri për ta nxjerrë në breg.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook